Mon, Nov 25, 2024

“Do e luftoj plakjen”/Sofia Vergara: Do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati

  • PublishedMay 30, 2024

Sofia Vergara ka folur për planet e saj për të bërë operacione plastike.  Aktorja 51-vjeçare e “Modern Family” tha se ndonëse nuk ka bërë ende një operacion estetik, është padyshim diçka që dëshiron ta bëjë së shpejti.

“Do të bëj çdo operacion plastik kur të jem gati”, tha Vergara për revistën “Allure”.

Nëse nuk do të ishte karriera e saj në aktrim, aktorja e “Griselda” pranon se do të kishte bërë tashmë disa operacione.

“Do të doja të kisha më shumë kohë të lirë – do t’i kisha bërë gjërat tashmë. [Por] për shkak se jam para kamerës, nuk është se mund të bëj diçka dhe pastaj të ulem në shtëpi dhe të shërohem për javë të tëra”, u shpreh ajo. 

Gjithashtu, Vergara tregoi se është adhuruese e botoksit, por nuk i pëlqejnë fillerët.

“Unë nuk besoj në filler. Mendoj se filleri është i mirë kur je shumë e re dhe dëshiron pak më shumë mollëza ose të mbushësh buzët”, tha ajo.

Kur u pyet pse ajo është një fanse kaq e madhe e operacioneve plastike, ylli i humorit u shpreh se kjo ndodh sepse çdokush mund të ndryshojë çdo aspekt të pamjes së tij që dëshiron.

“Nuk është fundi i botës,” u shpreh ajo. 

Në fillim të këtij muaji, aktorja shprehu pakënaqësinë e saj për çështjen e plakjes dhe pranoi se do të bënte gjithçka për të ngadalësuar procesin.

“Unë do ta luftoj atë në çdo hap. E di që nuk dukem njësoj. Por nuk mendoj se do të jem ndonjëherë gruaja që ka guximin të ketë, për shembull, flokë krejt të bardhë. Jeta nuk ka qenë gjithmonë e lehtë, por unë kurrë nuk jam ndjerë më e fortë”, u shpreh ajo.