Merr fund pritja/ Ylli dhe Dafina publikojnë hitin e verës
Dafina Zeqiri dhe Yll Limani kanë paralajmëruar projektin e tyre muzikor që do të vinte së shpejti. E që si duket do të jetë një nga hitet verore në skenën muzikore.
Sakaq pritjes i ka ardhur fundi, pasi pasditen e sotme u bë publikimi i hitit të tyre më të ri me titull “Jom kam du me t’pa.”
Rikujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i parë mes tyre dhe siç duket sezoni veror do të jetë i pasuruar me hite të zjarrta, ndonjë tjetër bashkëpunim mes dy zërave të mirënjohur si dihet…