SHBA lejon Ukrainën të godasë disa objektiva në Rusi me armatime amerikane
Presidenti Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë armë të furnizuara nga Shtetet e Bashkuara për të goditur objektiva në Rusi, por vetëm me qëllimin për të mbrojtur Kharkivin, sipas dy zyrtarëve amerikanë që janë në dijeni të çështjes.
Zyrtarët të cilët kërkuan të mos identifikoheshin për shkak të ndjeshmërisë së çështjes nënvizuan se politika e Shteteve të Bashkuara ku Ukrainës i kërkohet të mos përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi dhe armatime të tjera për të kryer sulme ofensive brenda Rusisë, nuk ka ndryshuar.
Vendimi vjen pasi zyrtarët Ukrainës shtuan kanë shtuar thirrjet ndaj administratës amerkane për të lejuar forcat ukrainase që të mbrohen nga sulmet që vijnë nga territori rus.
Kharkivi, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës, është 20 kilomtra larg kufirit rus.
Vendimi i zoti Biden u njoftua fillimisht nga Gazeta Politico.
Vendimi paraqet një ndryshim të qëndrimit të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, i cili deri më tani, kishte refuzuar me vendosmëri që Ukraina të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme brenda Rusisë.
AlbaniaWeb.net