Sun, Nov 24, 2024

Audiopërgjimi dhe arrestimi i Fredi Belerit/ Vëllai i bashkëpunëtorit të prokurorisë: S’kemi asnjë lidhje! Distancohemi nga kjo ngjarje

  • PublishedMay 21, 2023

Personi i cili ka bërë audio-përgjimin kundrejt kandidatit për bashkinë Himarë, Fredi Beleri sipas edhe burimeve nga prokuroria dyshohet të jetë, Arsen Rama.

Pas bërjes publike të këtij rasti në media i vëllai i tij, Abdul Rama, tregon në një intervistë për media se rasti, mënyra se si është trajtuar ka patur pasoja të mëdha tek ai vetë dhe familja e tij.

Sipas Abdul Ramës nuk dihet ende saktësisht nëse audio-përgjimin e ka bërë i vëllai i tij, pasi pas arrestimit të kandidatit Beleri nuk ka mundur të flasë më të, por ata si familje kërkojnë të distancohet nga kjo ngjarje.

Abdul Rama pohon se kandidatin Beleri e kanë mik familjarë teksa ky i fundit i ka ndihmuar shumë herë. Me Belerin sipas Abdul Ramës familja e tij por edhe i vëllai, në dijeninë e tij kanë patur vetëm marrëdhënie pune, për të shitur peshkun tek restoranti në Himarë i vetë Belerit.

Abdul Rama pohon se asnjëherë ai vetë, babai i tij, familjarë të tij të shoqëruar edhe në polici, nuk kanë patur kontakt me Fredi Belerin për të blerë prej tij votat, madje sipas tyre kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë.

Madje edhe familjarët e tij pohojnë se biseda të tilla për votat nuk kanë patur asnjëherë.

Pjesë nga intervista:

Avdyl Rama është shprehur: Ne jemi peshkatarë, peshkojmë familjarisht. Nuk kemi dijeni për ngjarjen me Belerin. Çdo gjë e kemi marrë vesh nga mediat. Nuk e dimë fiks rolin që ka pasur i dyshuari në këtë dosje përgjimi.

Pas ngjarjes a keni kontakuar më vëllain?

Avdyl Rama: Nuk kam pasur kontakt fare përveç ditës që është arrestuar Fredi Beleri. Në orën 2 të natës policia na ka marrë familjarët në pyetje. Policia ka marrë vetëm vëllain tim, babanë dhe disa familjarë tanët që nuk jetojnë këtu, por në Palasë. Janë pyetur kanë dhënë dëshmi, nga ajo që unë kam pyetur nuk kanë pasur lidhje fare dhe as kontakt me Fredi Belerin dhe as me personin tjetër që është arrestuar dhe asnjëherë nuk kanë marrë lekë.

Gjithashtu ai ka thënë se nuk i është ofruar asnjëherë para dhe se me Fredi Belerin ka pasur kontakte, por nuk është diskutuar kurrë pjesa për para apo vota.

“Me Fredi Belerin kontakt kemi pasur të gjithë në Himarë. Për ne ai është mik i mirë. Personi i dyshuar në këtë dosje ka pasur marrëdhënie thjesht sepse i çonte peshk në dyqanin e tij dhe kaq di të jetë biseda mes tyre. Kjo është një situatë e vështirë për ne  moralisht. Ne nuk kemi përgjegjësi lidhur me veprimet që ka kryer i dyshuari. Nuk i dimë rrethanat apo situatat, çdo gjë kemi marrë vesh nga media. Dhe moralisht na bie ne një përgjegjësi për këtë rast, por përgjegjësi tjetër nuk kemi. Kam marrë pjesë që në kemi qenë në listën e shpërndarjes së parave dhe këtë e kemi marrë pjesë në media.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.