Trump u shpall fajtor pas akuzave të saj, si reagoi ish-ylli i pornos kur mori vesh dënimin e ish-presidentit
Stormy Daniels është ende duke përpunuar lajmin e dënimit të Donald Trump të enjten në gjyqin e tij penal të mashtrimit për të mbuluar një pagesë, për të blerë heshtjen e një yllit të pornos pak para zgjedhjeve presidenciale të 2016 në SHBA.
Stormi është ende duke përpunuar lajmin e dënimit të Trump. Është shumë peshë mbi supet e saj në këtë pikë”, tha bashkëshorti i saj Barrett Blade për CNN.
Blade tha se Daniels ndihet më e lehtësuar pasi po thoshte të vërtetën. Shpresojmë që njerëzit më në fund ta shohin këtë të vërtetë”, tha burri i katërt i ish-yllit të porno.
Postimi i Barrett Blade vjen disa ditë pasi gruaja e tij dëshmoi në gjykatë se “kush është Stormy Daniels”?
Emri i vërtetë i ish-striptistes, yllit porno, regjisores dhe sipërmarrëses është Stephanie Clifford. E lindur në vitin 1979, ajo festoi së fundmi ditëlindjen e saj të 45-të, është divorcuar tre herë dhe për sa i përket preferencave seksuale, deklarohet biseksuale. Stormy Daniels është nënë e një fëmije, e cila ka lindur në vitin 2011.
Ka një vit që Stormy Daniels është martuar për herë të katërt. Burri i saj është 50-vjeçari Barrett Blade, një regjisor dhe aktor i filmave për të rritur dhe bashkë-yll i Daniels. Së fundmi çifti tërhoqi vëmendjen e mediave amerikane pas dhuratës që Blade i bëri bashkëshortes së tij. Një shtëpi me fermë prej 900 metrash katrorë e vendosur në Florida. Stormy Daniels, ishte një porno yll i suksesshëm, 27 vjeç. Donald Trump një biznesmen miliarder shumë i suksesshëm, 60 vjeç. Ata u takuan në një turne golfi në vitin 2006. Gruaja e tij e dytë nuk ishte aty sepse sapo kishte lindur. Ata bënë seks një herë në dhomën e hotelit të Trump në Lake Tahoe. Atëherë republikani nuk dukej se i interesonte nëse e merrte vesh. Por dhjetë vjet më vonë, në vitin 2016, pak para se të zgjidhej presidente e SHBA-së, ai i pagoi 130 mijë dollarë për të mos ia treguar askujt. Nuk ishte e paligjshme që ajo të pranonte paratë. Veç se avokati i tij, Michael Cohen, i cili mori përsipër të bënte pagesën, e kaloi atë si shpenzim fushate. Dhe kjo ishte e paligjshme.
AlbaniaWeb.net