UEFA “pasuron” Serie A, tetë ekipe sjellin në Itali 263 mln euro, kryeson Inter
Tetë ekipe në Evropë sezonin e ardhshëm pritet të sjellin në Itali afro 263 milionë euro. Serie A do të përfaqësohet sezonin e ri me 5 ekipe në Champions League, 2 në Europa League dhe 1 në Confernece League.
Inter është ekipi që do të përfitojë më shumë nga UEFA, afro 50,92 milionë euro. Pas Inter vjen Juve me 49,31 milionë euro, e ndjekur nga Atalanta me 46 milionë, Mian 43 dhe Bologna 36,19 milionë euro.
14 milionë euro do të përfitojë Roma nga prezenca në Europa League, 12, 63 Lazio, ndërsa Fiorentina do të përfitojë 10,23 milionë euro nga pjesëmarrja në Conference Leagure.
()