Përflitet se janë ndarë, JLO dhe Ben Affleck kapen “mat” në Los Angeles
Pas thashethemeve për ndarje, duket se Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë lënë pas problemet martesore dhe janë bërë bashkë në ditën e diplomimit të vajzës së tyre, Violetës.
Në mediat e huaja po qarkullojnë foto të çiftit të njohur. Në një prej fotove shfaqet dhe nëna e Affleck, Anne Boldt. Në një foto tjetër Affleck shihet teksa mban në duar një shportë me ambalazh rozë brenda, ndërsa Lopez ecën krah tij.
Aktorja dhe artistja e njohur përflitet se po kalon një krizë me aktorin Ben Affleck vetëm pak kohë pasi ata kurorëzuan dashurinë në një ceremoni madhështore. Siç raportojnë mediat e huaja, dyshja aktualisht po jetojnë në apartamente të ndara ndërsa kanë patur mosmarrëveshje për pasuritë dhe pronat e tyre.
Çifti u pa për herë të fundit para dy javësh, më 19 maj, në teatrin “Aero”, në Santa Monika, Kalif, duke shkuar te “Soho House”.