Sun, Nov 24, 2024

Nuk është Garance Authie! Fedez kapet “mat” me modelen spanjolle në një klub nate

  • PublishedMay 31, 2024

Fedez duket se nuk ka dëshirë të mbyllet në shtëpi dhe të vuajë për ndarjen nga Chiara Ferragni! Në vend të kësaj ai shkon nga një festë në tjetrën, dhe çdo herë kapet me një vajzë të bukur, shkruajnë mediat italiane. 

Pas Ludovica di Gresy dhe Garance Authié duket se reperi ka pasur një flirt edhe me modelen spanjolle Violeta Toloba, me të cilën është fotografuar në një moment flirti në një klub nate.

Mesa duket Toloba ka qenë e pranishme edhe në Monte Carlo për GP. Videoja daton të enjten e kaluar në Twiga në Monte Carlo, pra para GP të Monacos të dielën ku Fedez u pa me Garance.

Duket se flirti i tyre ka nisur disa javë më parë, se ata kanë kaluar disa ditë bashkë në Courchevel dhe gjithashtu në Coachella. Zyrtarisht me Violetën ka qenë thjesht një miqësi, por sipas thashethemeve ka pasur diçka më shumë, e cila ka përfunduar gjatë qëndrimit në Monaco.

Historitë e njerëzve shumë të padobishëm 2

Por kush është Violeta Toloba? 

Violeta Toloba u bë e famshme për pjesëmarrjen në Miss Universe në vitin 2019. Ajo është 25 vjeçe me origjinë nga Granada. Ka pak informacion për të: Në bio-n e saj në Instagram, ku ndiqet nga 2890 ndjekës, nuk shtohen detaje të tjera.