Tri kategoritë e profesionistëve të lirë që do të përfitojnë 30% zbritje të shpenzimeve nga tatim fitimi
Tatimet bëjnë me dije tri kategoritë e profesionistëve të lirë që do të përfitojnë 30% e zbritjes së shpenzimeve.
Tatimet thonë se njohja e shpenzimeve në masën 30% do të ndodhë vetëm për 9 mijë biznese:
– Tatimpaguesit, që gjatë vitit 2024 figurojnë me dy përgjegjësi tatimore (TTHF+TF);
– Tatimpaguesit me përgjegjësinë tatimore Tatim Fitimi, që kishin këste të gjeneruara për periudhën janar-mars 2024;
– Tatimpaguesit, persona fizikë me qarkullim deri në 1 milion lekë, për të cilët është përllogaritur paraprakisht njohja e shpenzimeve në masën 30%, sipas nenit 14 të ligjit të ri.
Ndërkohë, për pjesën tjetër, pasi në total, në skemë janë përfshirë rreth 25 mijë biznese, do të bëhet llogaritja e shpenzimeve në masën 30% në deklaratën e vitit të ardhshëm.
AlbaniaWeb.net