“Po vdisnim nga vapa”/ Fansi tregon “tmerrin” që përjetoi në koncertin e Madonës
Koncerti i fundit i Madonës ka lënë shumë për të dëshiruar për shumë prej fansave të saj që morën pjesë. Në veçanti, pakënaqësia e njërit prej tyre ka shkuar deri aty sa edhe ka bërë një kallëzim penal ndaj yllit të pop-it.
“Ishte si të shikoje pornografi pa u paralajmëruar”, u shpreh fansi.
Justin Lipless ngriti padinë në emër edhe të stafit të saj në koncertin e Madonna-s “Celebration Tour” në Inglewood, Kaliforni.
Ai pretendon se koncerti i 7 marsit në Forumin Kia filloi më shumë se një orë e gjysmë me vonesë dhe se vendi ishte shumë i nxehtë pasi Madonna kërkoi të fiket ajri i kondicionuar, raportoi The Blast.
Paditësi dhe fansat e tjerë po djersiteshin dhe po përjetonin ndjesi të fikti nga vapa, por kjo me sa duket nuk e shqetësoi Madonës, e cila thuhet se i tha turmës të hiqte rrobat nëse nxeheshin.
Padia më pas fokusohet në praninë e shthurur të Madonës në skenë atë natë. Lipless pretendon se ai dhe pjesëmarrësit e tjerë të koncerteve ishin të detyruar të shikonin gra “topless (gjysmë të zhveshura)” në skenë duke simuluar akte seksuale.
“Të detyrosh konsumatorët të presin orë të tëra në arena të nxehta dhe të pakëndshme dhe t’i nënshtrohen pornografisë pa paralajmërim është tregues i mungesës së respektit flagrant të Madonës për fansat e saj,” argumentoi Lipples, duke shtuar se ndihej sikur po shikonte një film pornografik.
Madonna fans SUE over sexually explicit tour performances that were like ‘watching porn without a warning’ https://t.co/sL0QXYLl79 pic.twitter.com/WmZMhe5wIL
— Daily Mail Online (@MailOnline) May 30, 2024