Berisha prezanton programin ekonomik nga arresti shtëpiak: Rikthim i taksës se sheshtë 10%, ulje edhe e TVSH-së
Demokratët e rithemeluar premtojnë se do të prekin sistemin e taksave nëse marrin pushtetin.
Nga arresti shtëpiak, Sali Berisha prezantoi shtyllat kryesore të programit ekonomik, ku parashikohet rikthimi i taksës së sheshtë 10 për qind.
“Të guxojmë të prekim tabutë dhe tabu është TVSH-ja. Unë jam që të mos ngurojmë. Nuk jam për përshkallëzime por jam për një ulje prej 25% të nivelit aktual të saj”, tha ish-kryeministri.
Me zgjedhjet parlamentare qe po afrohen demokratet janë vënë në gare për programet e tyre elektorale.
“Ne do mbidyfishojmë rrogat kjo s’ka diskutim“, shtoi ai.
Demokratët zotohen të heqin taksën mbi profesionet e lira dhe atë mbi karburantin si dhe të rishohin ligjin për investimet strategjike të qeverisë Rama.
AlbaniaWeb.net