Tue, Nov 26, 2024

“Emocion dhe frikë”, Ancelotti: Nuk jemi të fiksuar pas Champions, Modric: Finalja është 50 me 50

  • PublishedJune 1, 2024

Në “Wembley”, Reali vjen me stofin e një ekipi favorit, por Carlo Ancelotti si një mjeshtër i këtij turneu, i sfidave të tilla, kërkon nga ekipi i tij qetësi dhe maturi, të kontrollojnë emocionet, pasi këto janë ndeshje që vendosen nga detajet. Tekniku italian është në një tjetër takim me historinë, kërkon për herë të 5-të trofeun e Champions League:

“Në ndeshje të tilla është e rëndësishme që lojtarët t’i kenë idetë e qarta. Sa më të qartë të jenë aq më pak nervoz do të jenë. Është e sigurt se në këtë ndeshje do të provojmë emocione të forta, shqetësime, por dhe frikë. Ekipi im ka treguar gjatë këtij sezoni dy gjëra shumë të rëndësishme për t’i bërë gjërat mirë, cilësi dhe sakrificë. Një finale Champions League është ndeshja më e rëndësishme, por dhe më e rrezikshmja. Në të tilla ndeshje, gjëja më e rëndësishme është të fitosh, por më pas vjen dhe frika për të humbur. Të arrish deri në finale është një gjë e vështirë, shumë e vështirë, kur je kaq pranë është normale të kesh frikë për të mos humbur. Champions për mua dhe për Realin nuk është një fiksim, por të firojmë është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh Ancelotti në konferencë për shtyp.

Në krah të trajnerit ishte edhe Luka Modric: “Jemi të lumtur që jemi këtu, kemi shumë besim për të luajtur një ndeshje kaq të rëndësishme. Të gjithë mendojnë se ne jemi favorit, por për mua kjo është një sfidë 50 me 50, pasi B.Dortmund është një ekip i fortë që vjen nga një sezon pozitiv. Gjithsesi, ne kemi treguar se edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, ne rikthehemi dhe të fitojmë, shpresoj që këtë herë të mos jetë e nevojshme”, u shpreh Luka Modric.

()

AlbaniaWeb.net