Sat, Nov 23, 2024

Hakmarrja pista kryesore/ Ekzekutohet me një plumb në kokë vëllai i Edmond Gosës, kontrolle në disa banesa, merren në pyetje dëshmitarët

  • PublishedMay 21, 2023

Detaje të reja janë zbardhur nga vrasja në Kavajë. Arian Gosa, vëllai i Armand Gosës u ekzekutua me një plumb në kokë, në një lokal në Kavajë, në prani të babait të tij.

Gazetari Igli Çelmeta tha për “BalkanWeb” se autori është parë në lagjen nr.1, duke larguar me vrap dhe kishte një qese me dorë.

Në një njoftim zyrtar policia bëri me dije se shkak i kësaj vrasjeje është hakmarrja, pasi Edmond (Armand) Gosa pas një konflikti të ndodhur me 29 mars të këtij viti me Altin (Sali) Rexhën, mbetën të dy vrarë.

“Viktima Arian Gosa ka qenë duke konsumuar kafe me babanë e tij. Autori i krimit i maskuar është afruar dhe e ka vrarë me një plumb në kokë. Dyshohet se më pas është larguar në këmbë. Policia ka ngritur pika kontrolli  për të bërë të mundur kapjen e autorit. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, bëhet me dije se pista kryesore. Viktima e sotme Arian Gosa është vëllai i Armand Gosës ku pas një konflikti për motive të dobëta me Altin Rexhën, mbetën të dy të vrarë. Ngjarjen e sotme policia e lidh me atë të 29 marsit. Në bazë të sekuestrimit të kamerave të sigurisë, policia po bën kontrolle në disa banesa”, tha gazetari Igli Çelmeta.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.