Britania, në prag të ndryshimit! Konservatorët po humbin mbështetjen dhe njerëzit, opozita laburiste pritet të fitojë më 4 korrik
Nëse ka një tregues që demostron moralin e ulët ne radhët e konservatorëve britanik në pushtet që po tentojnë të fitojnë mandatin e katërt, pas 14 vjetesh në pushtet, është numri i deputetëve që braktisin partinë e Rishi Sunak për të kalur në radhët e opozitës.
Ka shkuar në 3 numri i deputetëve në parlamentin aktual të pashpërndarë ende, që kanë braktisur konservatorët, ku më i fundit një ish-diplomat 40 vjeçar, i cili flet japonisht dhe gjuhën kineze në mënyrë perfekte, kritike ndaj politikës izraelite në Gaza, që ju bashkua opozitës, i cili deklaroj se “është koha për ndryshim, është koha për optimizëm nga një lëvizje e re dhe unë besoj kjo është ajo që ofron partia Laburiste”.
Pjesë e hemorgjisë elekorale është edhe fakti se mbi 76 politikanë të lartë, ministra dhe zyrtarë të lartë të lartë të konservatorëve kanë vendosur të mos konkurrojnë më për postin e deputetit edhe në zona ku ata kanë pasur shumica deri në 20 mijë vota ndaj laburistëve në zona të ndryshme, shumica votuesish që janë përmbysur edhe në zgjedhjet e ndryshme gjatë vitit të fundit apo në zgjedhjet lokale të këtij muaji, të fituara bindshëm nga laburistët.
Sipas analistëve vihet re një rënie e dukshme e moralit në radhët e anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë Konservatore dhe strukturat partiake në nivel lokal, për të fituar zhgjedhjet, të cilën ata besojnë se e kanë humbur që pa filluar fushata.
Ka raste që shumë kandidatë për fushatë kanë shkuar madje me pushime, duke braktisur fushatën. Ish babai i Brexit, Nigel Farage, me të cilin Sunak nuk pranoi të bëjë aleancë parazgjedhore e ku partia e tij ka të fortë kartën e luftës kundër emigracionit deklaroi në një grusht tjetër ndaj konservatoreve ravoreve, se “zgjedhjet kanë mbaruar, ato i kanë fituar laburistët. Kjo është histori e mbyllur”.
Ndërkohë sondazhet që nga dita e shpalljes së zgjedhjeve tregojnë se laburistët tashmë kanë thelluar shifrat në 27 pikë përpara konservatorërve nga 21 para dhjetë ditesh. Enigma mbetet jo nëse do fitojnë laburistet e opzoitës, por sa thellë.
AlbaniaWeb.net