Erzeni njeh vetëm largime pas zbritjes në Kategorinë e Parë, radhën e ka një lojtar tjetër
Sezoni 2023-2024 ka qenë i ndarë në dy ekipe për mesfushorin Donlad Mëllugja. 28-vjeçari matjan e nisi sezonin e fundit si pjesë e Egnatias dhe në merkaton e janarit u transferua tek Erzeni i Shijakut, por në Kategorinë Superiore.
Ai luajti 28 ndeshje në edicionin që sapo u mbyll, 17 me Egnatian dhe 11 me Erzenin. Mëllugja është i larguari i radhës nga Erzeni, skuadër e cila është praktikisht e shpërndarë pas përfundimit të sezonit, ku zbritën në Kategorinë e Parë. Mesfushori e ka konfirmuar vetë për “Panorama Sport” që bashkëpunimi me Erzenin ka përfunduar dhe del lojtarë i lirë.
“Kontrata ime me Erzenin ka mbaruar, kështu që praktikisht jam lojtar i lirë”, u shpreh Mëllugja për gazetën. “Hemorragjia” pritet të jetë e madhe te shijakasit, ku përveç lojtarëve largimet pritet të kapin edhe stafin teknik, pasi me shumë mundësi trajneri Alfred Deliallisi pritet të nisë një aventurë të re.