E ardhmja e lojtarit, Interi i frikësohet përsëritjes së rastit Skriniar
Interi ka mbyllur çështjen Lautaro Martinez dhe po përgatitet të rinovojë me Barella dhe Inzaghi, por për t’u parë mbetet e ardhmja e Denzel Dumfries. Anësori holandez ka një kontratë që skadon në vitin 2025 dhe, sipas Corriere dello Sport, klubi dëshiron të shmangë një rast të ngjashëm me atë të Skriniar, pra zikaltërit do bëjnë të pamundurën që të përfitojnë para nga largimi i futbollistit.
Agjentët e holandezit do të bisedojnë me drejtuesit e ekipit Italian dhe në atë moment do të kuptohet nëse ka vend për një marrëveshje, diçka e tillë do të arrihej vetëm nëse Dumfries frenon kërkesat e tij financiare. Përndryshe, situata do të ndryshonte ndjeshëm, me klubin që do merrte parasysh ofertat në drejtim të tij.
(J.S/)