Sat, Nov 23, 2024

Vrasja në Kavajë, policia identifikon autorin dhe ofron shpërblim 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacion për kapjen e tij

  • PublishedMay 21, 2023

Policia ofron 10 mijë euro shpërblim për qytetarët që japin informacione që do të bëjnë të mundur arrestimin e autorit të vrasjes së Arian Gosës në Kavajë.

Autorit i identifikuar nga policia është 31-vjeçari Habib Rexha, vëllai i Altin Rexhës.

Habib Rexha
Habib Rexha

Kavajë

Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në një lokal, në Kavajë.

Identifikohet autori i dyshuar i vrasjes së shtetasit A. G.

Në vijim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, pas këqyrjes së pamjeve filmike dhe verifikimeve të kryera, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të vrasjes së shtetasit A. G., i cili është shtetasi Habib Rexha, 31 vjeç.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 10000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Policia e Shtetit vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.