Ikona e bukurisë, sa vjeç do të mbushte sot Marilyn Monroe nëse do të ishte gjallë?
Në kujtim të ikonës legjendare të bukurisë, Marilyn Monroe. Sot ajo mund të kishte mbushur 98 vjeç, por mbeti përherë një kujtim i freskët, plot buzëqeshje e jetë, e pavdekshme si një njeri që nuk plaket kurrë, ashtu siç kurrë nuk u rrit.
Kjo është historia e Marilyn Monroe, vajzës që çdo mashkull ëndërronte ta kishte në jetë, por që nuk mundën t’ia mbushnin vendin bosh që i kishte lënë braktisja e prindërve.
Ajo u rrit nga fqinjët, pastaj në jetimore, e më pas nga mikesha e nënës së saj Gladys, e cila u dergj në një spital psikiatrik për vite të tëra. E abuzuar në moshën 11-vjeçare nga bashkëshorti i gruas që e mbante, Marilyn ja doli të ishte nënë, motër dhe shoqe e vetes.
Marilyn nuk e gjeti kurrë shkëlqimin e humbur të fëmijërisë. Pas një aborti, dhe 3 martesave të dështuara, pas një dashurie të pakuptueshme për presidentin Jack Kennedy, ajo u gjet e vdekur në apartamentin e saj në 5 gusht të 1962-shit.
Lajmi i vdekjes së ikonës dhe ishullit të miliona njerëzve nëpër botë tronditi njerëzit, sot ajo kujtohet përmes thënieve dhe skenave ikonike të saj që kanë lënë gjurmë të thella në kulturën e vërtetë të kinematografisë klasike.