Sezoni i parë te Interi, lojtari: Ky klub si familje, jam përshtatur në Milano
Anësori brazilian, Carlos Augusto luajti sezonin e parë te Interi, ku në kampionat u impenjua në 37 ndeshje. Augusto, në një intervistë të dhënë së fundmi, tha se është i kënaqur në Milano.
“Këtu jemi vërtetë si familje dhe kjo e ndihmoi sezonin tonë. Kam arritur të përshtatem mirë me stilin e lojës dhe kam arritur të kem një numër të kënaqshëm minutash, duke luajtur praktikisht çdo ndeshje”- tha ai.
(J.S/)