“Mos më thuaj merr tangat”/ Përplasja e ashpër e Robertit dhe Dijonisit
Dy prej konkurrentëve të “Ferma VIP” kanë patur një përplasje me njëri-tjetrin në ambientet e fermës. Bëhet fjalë për Dijonisin dhe Robertin ku ky i fundit ka hedhur një batutë ndaj fermerit tjetër duke i thënë të merrte tanga, gjë që nuk u prit aspak mirë prej Dijonisit dhe reagoi duke patur një përplasje me të.
Lidhur me debatin e dy fermerëve ka patur dhe reagime apo opinione të tjera prej konkurrentëve, ku një prej tyre ishte dhe Renisi i cili i ka “dalë në krahë” Dijonisit dhe është shprehur se bëri shumë mirë që reagoi në atë mënyrë!
Pjesë nga biseda:
Renisi: Bëre shumë mirë që reagove ashtu
Dijonisi: Ku? Në cilën situatë?
Renisi: Me Robertin pra
Dijonisi: Që dola fola me të?
Renisi: Edhe reagimi në rregull ishte
Dijonisi: Ça thu mo vëlla, isha duke bërë humor tha. Ça humori bën ai. E di ku ma heq trurin, se mirë që e thotë fjalën, por e përdredh. E kisha fjalën për tango tha, tango kërcimi. E ka këtë ai, ta thotë një fjalë e mbrapa ta përdredh, jo thotë se kisha për atë
Renisi: Ti bëre mirë