Ish-kryebashkiaku i Kamzës thirret në SPAK, Xhelal Mziu merret në pyetje për çështje tenderash
Ish-kryetari i bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu është thirrur këtë të hënë në Prokurorinë e Posaçme.
Burime për Anila Hoxhën bëjnë me dije se Mziu, sot deputetet i PD, është thirrur në SPAK lidhur me një çështje që ka lidhje me tendera.
Bëhet fjalë për kohën kur ai drejtonte bashkinë e Kamzës, por ende nuk dihen detaje konkrete.
AlbaniaWeb.net