Sat, Nov 23, 2024

Nga sot deri më 2 qershor, Shqipëria pret për herë të dytë “Defender Europe 23” në sheshin “Nënë Tereza”

  • PublishedMay 22, 2023

Shqipëria pret për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet nga sot në Tiranë deri më 3-2 qershor.

Stërvitja do demonstrojë aftësinë e ushtrisë amerikane për të vendosur me shpejtësi trupa dhe armatim luftarakë në teatrin evropian.

Stërvitja “Defender Europe 23” është e një rëndësie strategjike sa i takon sigurisë rajonale dhe do të luajë një rol kyç e përmes gatishmërisë së lartë, ndërveprueshmërise dhe operacionalitetit. Gazetarja Aurora Golemi raportoi për “BalkanWeb” se qëllimi i pjesëmarrjes së Forcave të Armatosura shqiptare në këtë stërvitje me 800 trupa do të jetë demonstrimi i aftësive për të pritur, koordinuar dhe për t’u stërvitur e trajnuar me forcat amerikane dhe ato të NATO-s, në një ambient operacional kompleks.

Për të krijuar infrastrukturën dhe kushtet e zhvillimit të stërvitjes, Forcat e Armatosura do të vendosin në dispozicion të saj, hapësirën ajrore, hapësirën detare si dhe poligonin kombëtar të Bizës në Martanesh, bazën e Zall Herrit dhe atë të Farkës. Sakaq ka nisur puna me qëllim koordinimin e transportit dhe të lëvizjes së kolonave ushtarak me mijëra ushtarakë dhe mjete te artilerisë së rendë.

Gjatë “Defender 21” në bazën ajrore taktike të Kuçovës u instalua sistemi i mbrojtjes raketore tokë ajër Patriot raketave balistike, i cili tërhoqi jo pak vëmendje për mesazhin qe dha. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe “Defender 23” drejtohet nga Komanda e ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) në të do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s me pjesëmarrjen e 7000 ushtarakë amerikanë, si dhe 17.000 trupave nga 20 vende anëtare dhe partnere të NATO-s si dhe do te shtrihet ne në Shqipëri, Bullgari, Kroaci, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Slloveni.

Ditën e hënë, më 22 Maj “Defender Europe 2023” vjen për publikun kureshtar në Ditën e Vizitorëve të Shquar në Tiranë, në Sheshin “Nënë Tereza” ku përveç drejtuesve te shtetit do të marrin pjesë edhe katër gjeneralë të lartë të ushtrisë amerikane.

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale, i bën ftesë të gjithë qytetarëve që të bashkohen sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit në sheshin “Nënë Tereza”.

“Të bashkoheni sot në ngjarjen më të rëndësishme ushtarake të vitit “Defender Europe 23”, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe partnerë zbarkojnë në Tiranë në sheshin “Nënë Tereza””, shkruan Rama.
Në stërvitje do të marrin pjesë rreth 17 mijë trupa shumëkombëshe, duke e bërë atë më të madhen në historinë e Shqipërisë si aleate e NATO-s.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.