Sat, Oct 5, 2024

Thellohet rezultati i ndeshjes, Shqipëria i shënon një tjetër gol Liechtenstein-it

  • PublishedJune 3, 2024

Jasir Asani me goditje dënimi dyfishoi avantazhin për Shqipërinë, në ndeshjen miqësore me Liechtenstein.

Autori i golit të parë ishte Armbando Broja, i cili mori një goditje pak para përfundimit të pjesës së parë. Broja kaloi skuadrën në avantazh pas asistit të Bajramit.

3-0

47′ – Asani dhuron një tjetër “perlë” sapo nis pjesa e dytë, gol spektakolar nga goditja e lirë. 

45+3′ – Mbyllet pjesa e parë, Broja merr një goditje, por nuk duket shqetësuese.

31′ – Bajrami kap në befasi mbrojtjen kundërshtare me pasimin për Brojën, që nuk fal përballë portierit, 1-0.

28′ – Kombinim i bukur Mitaj-Asllani-Asani, vendimtare ndërhyrja e portierit ndaj goditjes së numrit 9 të Shqipërisë.

16′ – Asist perfekt i Bajramit për Asllanin, por mesfushori i Interit, pasi shmang një mbrojtës, godet rrjetën e jashtme. Dominim absolut i kiqezinjve në çerek ore lojë.

Lojtari sikurse të gjithë prisnin, është në majë të sulmit, i mbështetur nga krahët nga Asani dhe Arbër Hoxha. Është pikërisht sulmuesi i krahut të majtë risia në këtë formacion.

Në mesfushë janë Asllani, Gjasula dhe Bajrami, ndërsa në mbrojtje, nga e djathta është Balliu, në qendër Ismajli-Ajeti dhe në të majtë Mitaj.

Titullar i portës, Etrit Berisha.



AlbaniaWeb.net