“Italia e fortë, por objektivi dihet”, Asllani gati: Mund të dhuroj ndonjë asist, të ardhmes nuk i dihet
Mesfushori i Kombëtares, Kristjan Asllani tregoi këndvështrimin e tij pas suksesit 3-0 në miqësoren ndaj Lihtenshtejnit.
“Po të më bëjnë disa pyetje për lojtarët e Italisë përgjigjem. Të gjithë i njohim, janë të fortë. Objektivi të arrijmë sa më mirë dhe po përgatitemi.
Shpresoj të arrijmë sa më mirë te ajo ndeshje si staf, po pati nevojë për ndonjë asist shpresoj ta bëj.
E dijmë se Europiani nuk vjen çdo vit. Kemi arritur këtu me shumë dëshirë. Dhe këto ndeshje na duhen. Do përgatitemi për Italinë.
Jam 22-vjeç, sa herë të më jepet shansi të hy në fushë duhet të jap diçka. Kam pasur shumë okazione këtë vit, shpresoj Sylvinhon që më ka futur në fushë dhe pak minuta. Unë do vazhdoj dhe pastaj çfarë të dalë shohim.
Këtë vit erdhi dhe goli i parë(me Interin), kam pasur raste vjet dhe nuk i kam shfrytëzuar. Këtë vit kam hyrë mirë dhe jam bërë shumë shok dhe jashtë fushe.
Ne po e presim Zielinskin. Është lojtar teknik dhe po e presim në ekipin tonë”, – tha ai.
(J.S/)