Mon, Nov 25, 2024

“Ka disa vula, vendosi dhe ndonjë nga ato të tuat”/ Top Channel zbardh dosjen, si inspektori i Rinasit merrte ryshfete dhe kalonte personat që kishin thyer rregullat e BE-së

  • PublishedJune 4, 2024

AlbaniaWeb.net ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e punonjësve të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.

Në dosjen e siguruar nga gazetarja Anila Hoxha, zbardhen përgjimet e gjetura në celularin e Eneo Sulejmanajt, i cili kontaktonte me Briken Tereziun, me detyrë Ndihmës specialist/kontrollor në Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas.

Ai i dërgonte foto të pasaportave të personave të cilët kishin thyer rregullat e BE-së me qëndimin, dhe punonjësit e Rinasit merrnin ryshfete për kalimin e tyre.

“Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 15.04.2023, nga ora 01:11 PM – 01:43 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: ….Pune je?

Brikeni: Po

Eneo: Kemi i djalë për Budapest Athinë

Brikeni: Ma nis

Eneo;( I dërgon foton e pasaportës së shtetasit Mariglen Hysa) Ditet ka. Ka ca vula. Po e pe tnevojshme vej edhe na nji nga ato të tuat. Ktu është djali vlla, e boni cjek in

Brikeni: Te 4

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetas është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (15.04.2023 ora 14:20 PM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS XhikaS.

Ky shtetas ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së, pasi është larguar nga Shqipëria më datë 10.06.2022 dhe është kthyer më datë 04.04.2023.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin whatsup, rezulton se më datë 18.04.2023, nga ora 09:33AM – 09:49 AM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken tereziu e konkretisht;

Eneo; Je ne punë sot?

Brikeni: Po

Eneo:( I dërgon foton e pasaportës së shtetases Benarda Cani)

Brikeni: Ok

Eneo: Ne 10 e 55, E mbaroi chech,in

Brikeni: Ok 1 min, Ok te 4 të vij

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se ky shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë (18.04.2023 ora 10:56 AM) nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB.

Kjo shtetase ka tejkaluar ditët e qëndrimit në vendet e BE-së.

Nga kqyrja e komunikimit telefonik në aplikacionin signal, rezulton se më datë 22.04.2023, nga ora 12:41 PM – 02:51 PM, shtetasi Eneo Sulejmanaj komunikon me punonjësin e policisë Briken Tereziu e konkretisht;

Eneo: Si tkam vlla

Më pas komunikojnë në voice call dhe i dërgon pasaportën e shtetases B.T

Nga kqyrja e sistemit TIMS rezulton se kjo shtetase është përpunuar në dalje të territorit të RSH në të njëjtën datë 22.04.2023 ora 15:45 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, ndërsa më datë 10.09.2023 ora 05:19 nga punonjësi i policise MesiER, në tejkalim të ditëve të qëndrimit.”-thuhet në dosje.



AlbaniaWeb.net