Sun, Oct 6, 2024

Justin Timberlake ndërpret koncertin, i dërgon ndihmë mjekësore fansit me probleme

  • PublishedJune 4, 2024

Justin Timberlake ndaloi koncertin e tij në Teksas për të ndihmuar një fans që kishte nevojë për kujdes mjekësor.

Këngëtari u ngjit në skenën e Moody Center në Universitetin e Teksasit dhe gjatë koncertit të tij, ai u detyrua të bënte një pushim. Ai vuri re një fans, i cili kishte nevojë për kujdes mjekësor, por nuk tha se çfarë i ndodhi.

Kështu nga mikrofoni thirri shpëtimtarët duke u thënë: “Më falni të gjithë për një sekondë. Kemi nevojë për ndihmë këtu”.

Pak çaste më vonë, turma i hapi rrugën doktorit që të kalonte, me Justin Timberlake që pyeti shikuesin nëse ishte mirë. ” A jeni mirë?” “, i thotë ai dhe kur më pas e falënderon për ndihmën, këngëtari i përgjigjet: “Nuk ka problem”