Sun, Nov 24, 2024

E rëndë në Kamëz! Gruaja pi fotoksinë pas dhunës nga i shoqi ndaj saj dhe vajzës, zbulohet shkaku(Emri)

  • PublishedJune 4, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamëz ku një grua, pas dhunës së vazhdueshme nga i shoqi ndaj saj dhe të bijës, ka pirë fotoksinë.

Policia bën me dije se gruaja është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa në pranga ka rënë burri i saj, Gentjan Liçaj, 47 vjeç.

Gazetarja Dorjana Bezat mëson se shkak për dhunën dyshohet se janë bërë konfliktet për të bijën e çiftit, 18-vjeçe, të cilën 47-vjeçari kërkonte ta fejonte pa dëshirën e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin G. L., 47 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprave penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Dhuna në familje”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tyre, dhe për shkak të dhunës, bashkëshortja ka konsumuar fotoksinë. Ajo ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, njofton policia.

 



AlbaniaWeb.net