Sun, Nov 24, 2024

Rama i tregoi gazetarit italian fotografitë kur u dhunua në 1997, reagon Berisha: Po shet krimin e pasionit për krim politik

  • PublishedJune 4, 2024

Kryeministri Edi Rama risolli edhe njëherë gjatë intervistës në Rai 3, fotografi të faqeve të para të gazetave kur ai u rrah gjatë kohës që ishte publicist në Tiranë dhe shkruante kundër pushtetit të korruptuar dhe të dhunshëm të kohës së Berishës.

“Këtu jam unë. Unë bëja gazetarin në 1997. Mi solli një vajzë e cila ka çelur një ekspozitë për lirinë e shtypit. Unë e di se çfarë do të thotë të jesh gazetar”, iu drejtua Rama gazetarit italian.

I pyetur nga ky i fundit se kush e katandisi në atë gjendje, Rama la të kuptohet se autori ishte pikërisht Berisha.

Nga ana e tij ish-kryeministri reagoi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook, duke thënë se Rama u dhunua si pasojë e një krimi pasioni.

“Padrino dorëzohet! Për të ngjallur mëshirë, përpiqet të shesë krimin e pasionit për krim politik! “Fajn” e ka Saliu. Por gazetari i famshëm nuk ia bleu, e zbërtheu si askush më parë!”, shkruan Berisha.



AlbaniaWeb.net