Mon, Nov 25, 2024

Vajza e tij, Shiloh i mohoi mbiemrin, ja si e priti Brad Pitt

  • PublishedJune 4, 2024

Një javë pasi vajza 18-vjeçare e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, bëri kërkesë për të hequr mbiemrin e saj “Pitt”, një burim i afërt me aktorin i tha PEOPLE se Pitt nuk e ka pritur mirë vendimin e të bijës.

“Ai e di dhe është i mërzitur që Shiloh hoqi mbiemrin e tij. Ajo kurrë nuk ka ndjerë më shumë gëzim se kur lindi. Ai ka kërkuar gjithmonë një vajzë”, tha burimi dhe shtoi: “Të kujtohet se ai ka humbur fëmijët e tij, natyrisht, nuk është e lehtë për Brad. Ai i do fëmijët e tij dhe i mungojnë. Është shumë e trishtueshme”. 

Ai është ende i lumtur me Ines [de Ramon],” vazhdon burimi, por distanca nga fëmijët e tij e lëndon atë.

Siç konfirmoi më parë për PEOPLE dikush i njohur me këtë çështje, dokumentet e Shiloh u depozituan të hënën, më 27 maj, që ishte edhe ditëlindja e saj e 18-të. E reja kërkon që tani e tutje të quhet “Shiloh Jolie”.

Jolie dhe Pitt kanë gjashtë fëmijë: Maddox, 22, Zahara, 19, Shiloh, Pax, 20, dhe binjakët Knox dhe Vivienne, 15. Shiloh nuk është fëmija i vetëm i Jolie dhe Pitt që duket se ka një emër tjetër. Për muzikalin e ri “The Outsiders”, të cilin Vivienne ndihmoi nënën e saj të prodhonte, adoleshentja quhet “Vivien Jolie” në vend të “Vivien Jolie-Pitt”.