Oaktree “bekon” Marotta-n në krye të klubit zikaltër, Presidenti i ri me ide të qarta
Tifozët zikaltët mësuan mëngjesin e sotëm edhe presidentin e ri të kubit. Në fakt për ta nuk do të jetë një emër i ri, pasi në punimet e Asamblesë së sotme, Bordi i Drejtuesëve, zgjodhi t’i besojë presidencën Beppe Marota-s, administratorit të deleguar të klubit.
Për pronarët amerikanë, vendosja e Marotta-s në krye të klubit, do të japë më shumë stabilitet dhe vazhdimësi, duke qenë se ai vjen nga strukturat brenda klubit dhe e njeh mjaft mirë mënyrën e funksionimit të Interit. Sipas tyre Marotta do t’i jape klubit kampion, eksperiencën, pasionin dhe gjithë përkushtimin e tij, për të vijuar karrierën brilante që ka patur deri më tani.