Sat, Nov 23, 2024

FOTOT/ U largua me vrap me pistoletën në dorë, kamerat e sigurisë kapin momentin pasi autori qëlloi për vdekje Arian Gosën në Kavajë

  • PublishedMay 22, 2023

Pamjet që shihni tregojnë autorin e vrasjes së Arian Gosës dje në Kavajë, duke ikur me vrap nga vendngjarja.

BalkanWeb ka siguruar fotot ku shihet Habib Rexha, teksa largohet ende me armën e krimit në dorë, ndërsa në krahun e djathtë ka një qese në dorë.

Fotoja është kapur nga kamerat e sigurisë së një biznesi rreth 100 metra larg vendit të ngjarjes. 31-vjeçari ekzekutoi një ditë më parë Arian Gosën, i cili ishte ulur me babain e tij në kafe, ndërsa ngjarja ndodhi si hakmarrje për vrasjen e vëllait të tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.