Tue, Nov 26, 2024

U shkarkua nga detyra e Drejtorit të Përgjithshëm, Gledis Nano fiton gjyqin me Policinë e Shtetit

  • PublishedJune 4, 2024

Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka fituar gjyqin me institucionin që drejtonte dhe do të dëmshpërblehet me vlerën e 60 pagave.

Në gjyqin administrativ u vendos që Nano të paguhet njësoj sikur të kishte mbyllur mandatin 5 vjeçar të drejtimit të Policisë së Shtetit.

Nano u shkarkua në 31 gusht 2022 nga detyra me argumentin se nuk i kishte realizuar objektivat, me propozim të ish-ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi.



AlbaniaWeb.net