Thu, Oct 10, 2024

Shqipëria e Femrave në Play Off të Europianit, trajneri Grima: E merituam, vijojmë në këtë rrugë

  • PublishedJune 4, 2024

Triumfi 3-1 i Shqipërisë së  Fermave ndaj Luksemburgut në “Elbasan Arena” bëri që skuadra të sigurojë fazën Play Off të Kampionatit Europian 2025. Pas sfidës, trajneri i ekipit kuqezi, Armir Grima u shpreh i lumtur, në një intervistë të dhënë për News 24.

“Jam shumë i kënaqur. Ishte ndeshja e parë ndaj Luksemburgut që na futi në stres. Ky grup është i vështirë, ne e meritojmë të jemi aty. Dua të falenderoj vajzat, për mundin dhe djersën e tyre.

Synimet- Ne kemi nevojë për oksigjen, për të gjetur elementë të ri. Të shikojmë të afrojmë vajza të reja.

Tifozët-Jemi të kënaqur për mbështetjen. Fitorja kënaq njerëz, kënaq tifozët. Tifozët kanë motiv, do vijojmë të ecim në rrugë të mbarë” – Tha ai.

(J.S/)

AlbaniaWeb.net