Thu, Nov 28, 2024

Temperatura deri në 33 gradë, parashikimi i motit për sot

  • PublishedJune 5, 2024

Kjo e mërkurë pritet të jetë nën ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme.

Moti parashikohet të jetë me vranësira në pjesën e parë të ditës, cilat pas orëve të mesditës gradualisht do t’ia lënë vendin kthjellimeve.

Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi-perëndimi me shpejtësi mesatare deri në 7m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10m/sek, kryesisht përgjatë vijës bregdetare.
Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore 10 deri 30°C, në zonat e ulëta 12 deri 33°C dhe në zonat bregdetare 15 deri 31°C.



AlbaniaWeb.net