Besa e Kavajës, bën “Bum”, ul në stol Mirel Josën
Nexhat Bizhdili, është padyshim një prej presidentëve më karizmatik dhe pasionant të futbollit. Ditën e sotme ai pritet t’u dhurojë tifozëve kavajas, një lajm me të vërtetë bombastik.
Mirel Josa, një prej trajnerëve më të shquar, me një eksperiencë shumë të madhe në drejtimin e klubeve në kampionatin shqiptar, pritet të zyrtarizohet në krye të Besës. Gjitashtu flitet se po sot me zyrtarizimin e Josës, në krye të stolit kavajas, Bizhdili do të prezantojë edhe dy blerjet e reja, Mentor Mazrekaj, ish futbollisti i mirënjohur i Partizanit si dhe Jurgen Goxhaj, ish futbollisti i Tiranës dhe Bylisit.
Në këtë mënyrë, tifozët kavajas mund të shohin dritë në fund të tunelit dhe të shpresojnë, që pas shumë vitesh zhgënjyes, skuadra e tyre të mund të rikthehet në elitën e futbollit shqiptar.