Hodhi “vrer” ndaj PSG, reagon klubi: Mbappe pa “klas”, thëniet e tij jo të vërteta
Vetëm pak orë pasi u zyrtarizua tek “Los Blankos”, Kylian Mbappe “thumbon” ish skuadrën e tij PSG. Ylli francez është shprehur jo i kënaqur me klubin parizien, në momentin kur vendosi të mos rinovojë kontratën me to.
Mbappe u shpreh: “PSG ma shprehu me shumë ashpërsi, që nuk do të luaja më deri në përfundim të sezonit”, më dolën në krah vetëm tekniku Luis Enrique dhe administratori i deleguar i klubit Luis Campos”.
Por i menjëhershëm dhe po aq i ashpër ishte edhe reagimi zyrtar nga kampionët e frances, të cilët në një komunikatë për shtyp u shprehën: “Mbappe tregoi se nuk ka klas. Nasser Al Khelaifi nuk ka ndikuar asnjëherë në asnjë vendim të skuadrës. Këtë e ka thënë edhe Luis Enrique, por pavarësisht të gjithave nëse Mbappe thotë diçka mediat e publikojnë dhe pastaj të gjithë e besojnë”, mbyllej deklarata e PSG.
Ylli francez po përgatitet me “Gjelat”, për kampionatin evropian dhe menjëherë më pas do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij tek “mbretërorët”.