“S’mund të kthejmë kurrizin kur na kërkohet ndihmë”, Rama: I trishtuar për gjysmë të vërtetat që pasqyruan mediat në Itali, të kenë turp ata që…
Rama në konferencë me Melonin: Grupet kriminele shqiptare nuk ngjasojnë me ato që thonë në Itali, grupet shqiptare nuk kanë një hierarki dhe veprojnë në rrethe të ngushta familjare dhe shoqërore. E shfrytëzoj këtë rast për të shprehur trishtimin për gjysmë të vërtetat në mediat italiane, me qëllim për të hedhur baltë mbi këtë vend, për të sulmuar marrëveshjen e bashkëpunimit kundër emigracionit të paligjshëm. Të kenë turp ata që të drejtën demokratike për t’u informuar mbi këtë marrëveshje, e kanë abuzuar.
Falënderoj ata që kanë treguar sol e tyre ndaj nesh. Kam marrë mesazhe të shumta nga miqtë në Itali, kundrejt atij lumi balte të shpërthyer ndaj Shqipërisë dhe qeverisë, që mund të ketë mbi vete gjithë mëkatet, por s’mund të mbajë mëkatin që të kthejë kurrizin kur kërkohet ndihmë.
Kemi këtu prej 2 vite e gjysmë një komunitet afganësh, njerëz që i janë larguar vdekjes pas rënies së Kabulit dhe janë mikpritur, kur asnjë nga vendet e BE-së nuk pranoi t’i strehonte. Çdo të premte mbërrin një avion me 90-120 persona që qëndrojnë këtu 3-6 muaj për t’u transferuar më pas. Ata që nuk kalojnë filtrat, do të mbeten të strehuar prej nesh. Dhe nuk do të kërkojmë para, as nga NATO as nga BE. Edhe pse s’janë pak para për arkën tonë. Por, si të shpjegojmë faktin që disa gazetarë vijnë këtu dhe nuk i shohin ata. Nuk shohin emigrantët që i janë vjedhur vdekjes, por shohin fantazma.
AlbaniaWeb.net