Wed, Nov 27, 2024

U përfol se ishte shtatzënë, reagon Lady Gaga

  • PublishedJune 5, 2024

Fotoja e Lady Gaga-s në dasmën e së motrës, veshur me fustan të zi pas trupit, që nxirrte në pah barkun e rrumbullakosur, nxiti thashethemet se ajo është në pritje të ëmbël (lexo këtu).

Mirëpo pa kaluar shumë, Gaga postoi një video në “TikTok” duke hedhur poshtë aludimet.

Postimi i këngëtares erdhi disa muaj pas thashethemeve për fejesën e saj me Michael, me të cilin është në një lidhje për më shumë se katër vjet. Marrëdhënia e tyre u bë publike në fillim të vitit 2020.

Megjithëse aktorja e filmit “A Star Is Born” nuk është në pritje të ëmbël, shprehu dëshirën që një ditë të ketë një fëmijë. Në vitin 2020, tha për “InStyle” se dëshiron të bëhet nënë.

‘Me zor pres të bëhem nënë. Nuk është e pabesueshme çfarë mund të bëjmë? Mund të mbajmë një qenie brenda vetes dhe ta rritim atë. Pastaj lind dhe është detyra jonë të kujdesemi. Shpresoj që një ditë të kem vajzë ose djalë dhe të më shohin teksa grimohem, siç shihja unë nënën time. Kjo është dhurata më e madhe.’