Mon, Nov 25, 2024

Më shumë se shokë? Joe Jonas dhe Demi Moore kapen mat jashtë një hoteli

  • PublishedJune 5, 2024

Aktorja e njohur amerikane Demi Moore ka nisur një lidhje të re me këngëtarin Joe Jonas, thonë burime për Page Six. Aktorja 61-vjeçare, e cila bëri bujë në Festivalin e Filmit në Kanë me paraqitjet e saj mahnitëse në tapetin e kuq, u takua me këngëtarin 34-vjeçar në jug të Francës muajin e kaluar.

Siç tregon një person i afërt i tyre: Demi dhe Joe kanë krijuar një miqësi. Ata kanë miq të përbashkët dhe shoqërohen shpesh.

Të dy u kapën pak ditë më parë duke shijuar një darkë së bashku në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes të Francës. Megjithatë, një burim tjetër la të kuptohet se gjërat nuk janë aq miqësore mes tyre dhe se ka flirtim nga të dyja palët. Por për momentin, asnjë informacion nuk konfirmohet nga Moore dhe Jonas.

Lidhja e fundit e këngëtarit ishte me modelen Stormi Brie, e cila zgjati 5 muaj. Më parë ai ishte i martuar me yllin e famshëm të ‘Game of Thrones’, Sophie Turner.

Demi Moore nga ana tjetër, ka qenë kryesisht e vetme që nga divorci i saj në vitin 2011 nga bashkëshorti i saj i tretë, Ashton Kutcher. Ylli i Hollywood ia kushton shumicën e kohës fëmijëve dhe nipit të saj, por edhe bashkëshortit të saj të dytë, Bruce Willis, i cili vuan nga demenca frontotemporale.