Sat, Nov 23, 2024

Koret raciste kundër Viniciusit, Reali e dërgon çështjen në Prokurori: Sulme të tilla përbëjnë një krim

  • PublishedMay 22, 2023


Koret raciste kundër Viniciusit, Reali e dërgon çështjen në Prokurori: Sulme të tilla përbëjnë një krim

22 May, 2023

22 May, 2023

Vinicius Zhunior u kthye në objekt sulmesh në ndeshjen kundër Valencias, me tifozët e kësaj të fundit që ofendonin me kore raciste brazilianin.

Duket se Reali i Madridit nuk ka nguruar të marrë masa për këtë gjë, duke e çuar çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit.

“Real Madrid tregon neverinë më të fortë dhe dënon ngjarjet e ndodhura dje kundër lojtarit tonë Vinicius Zhunior. Këto fakte përbëjnë një sulm të drejtpërdrejtë ndaj modelit të bashkëjetesës së shtetit tonë të së drejtës sociale dhe demokratike.

Real Madrid konsideron se sulme të tilla përbëjnë edhe krim urrejtjeje, për këtë arsye ka bërë ankesën përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme të Shtetit, konkretisht në Prokurori kundër krimeve të urrejtjes dhe diskriminimit, në mënyrë që të hetohen faktet dhe të qartësohen përgjegjësitë.

Neni 124 i Kushtetutës spanjolle përcakton funksionet e Prokurorisë Publike për të nxitur veprimin e drejtësisë në mbrojtje të ligjshmërisë dhe të drejtave të qytetarëve dhe interesit publik.

Për këtë arsye dhe nisur nga serioziteti i ngjarjeve të ndodhura, Real Madrid i është drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme të Shtetit, pa paragjykuar paraqitjen e tij si prokuror privat në procedimet që po nisin”, shkruan Reali në deklaratën e postuar në rrjetet sociale.

PANORAMASPORT.AL

© AlbaniaWeb.net