Sat, Nov 23, 2024

“Kemi dosje pa fund me manipulime, opozita s’bën dot policin”, Vasili: Pse 14 maj ishte maskaradë elektorale. Himara ’emblema’ e zgjedhjeve

  • PublishedMay 22, 2023

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili teksa komentoi rezultatet e zgjedhjeve të 14 majit, e cilësoi procesin një masakër elektorale. I ftuar në News24 Vasili tha se paratë e pista dhe administrata u mobilizuan për të blerë vota. Sipas tij, shteti u mobilizua që opozita mos të merrte pjesë në zgjedhje.

Vasili tha se opozita disponon dosje pa fund që tregojnë dhe vërtetojnë manipulimin e këtyre zgjedhjeve.

“Këto zgjedhje u shkatërruan jo thjesht se e thotë Berisha, apo unë. Por boll të shikojmë raportet e ndërkombëtarëve. E kemi dëgjuar zonjën Glover, kur tha kur u pyet; nëse ishin të lira votimet dhe tha; nuk mundem ta them. Duke iu bashkangjitur dhe një konstatim të rëndë të PE se qendrat ishin të ‘bllokuara’ nga njerëz të qeverisë, ishte pra një masakër e rëndë elektorale. Paratë e pista u hodhën për të mbrojtur qeverinë dhe për të blerë vota. Ne bëmë një gjë të jashtëzakonshme. Nuk thotë dot njeri që unë them diçka jo të vërtetë. U bë gjithçka që opozita të mos hynte në zgjedhje.

Kjo gjë u bë sepse u pa shqetësim nga rezultati i opozitës. U shpenzuan aq shumë miliona euro, ndaj edhe u ul vlera e euros. Ndaj cili ishte shkaktari që e uli monedhën euro? Kjo është e qartë. I patë dhe bonuset që u shpërndanë pa fund për disa kategori, por dhe asfalt elektoral u pa. Himara është emblema e gjithë zgjedhjeve. Jo vetëm rasti i Belerit, por dhe fadromat shkuan te hoteli i komisionerit. Unë jam fiks në një vend ku qeveria ka hedhur pronë me tritol. Sakrifica jonë që e jashtëzakonshme. Doli si asnjëherë, janë dosje pa fund për manipulimin dhe mënyrën e mashtrimit.”, tha Vasili.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.