Ekzekutoi Arian Gosën me një plumb në kokë/ Dy muaj më parë iu vra i vëllai, autori kishte pak ditë që ishte kthyer nga Gjermania për…
Gazetarja Klodiana Lala tha për “BalkaneWeb” se autori i dyshuar i vrasjes së Arian Gosës në Kavajës, 31-vjeçari Habib Rexha kishte pak ditë që ishte kthyer në Shqipëri, pasi jetonte në Gjermani.
“Është kthyer vetëm pak ditë më herët nga Gjermania ku jetonte për të kryer vrasjen”, ka thënë gazetarja Lala.
Gjithashtu bëhet me dije se në shenjë hakmarrje për nipin, Habin Rexha ka vrarë Arian Gosën.
“Sipas familjes Rexha, kanë marrë hak për plagosje e djalit të vogël”, raportoi ndër të tjera gazetarja Lala.
Kujtojmë se viktima Arian Gosa është vëllai i Edmond (Armand) Gosës që mbeti i vrarë pas një sherri për motive banale me Altin (Sali) Rexhën në Kavajë.
Gosa qëlloi me thikë Rexhën dhe ky i fundit iu kundërpërgjigj me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra humbën jetën të dy.
Ngjarja ndodhi pranë banesës së Rexhës, i cili ishte edhe i shoqëruar nga djali i tij i mitur kur ka shkuar të takojë Gosën me qëllimin për të sqaruar konfliktin mes të dyve.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–