“A më tradhtove?”/ Dijonisi ngacmon Baby G: Të mori malli për mua?
Dijonis Biba dhe Baby G vazhdojnë ngacmimet mes njëri-tjetrit. Teksa Baby G po qëndronte me Renisin në verandë, atyre iu bashkohet edhe Dijonisi, i cili pyeti këngëtaren nëse i mungoi.
Renisi tha se në të vërtetë ajo e ndjeu mungesën e tij dhe pyeti se ku ndodhej ai. Dyshja vazhduan batutat mes tyre, ku Dijonisi e pyeti nëse ajo e tradhëtoi me të tjerët.
Pjesë nga biseda:
Dijonisi: A të mori malli për mua? Apo the uroj të ketë dal.
Baby G: Pyeta kur dola jashtë ku është Dijonisi.
Dijonisi: Mirë zemër.
Renisi: Po pyeti për ty se ku je.
Dijonisi: Zemër a më tradhëtove?
Baby G: Po.
Dijonisi: Me kë?
Baby G: Me kalin.
Dijonisi: Me kalin?
Baby G: Jo, jo, kjo tingëlloi keq. S’kam me kë të tradhëtoj.
Dijonisi: S’ke pas me kë të më tradhëtosh. Po pse a bën ti këtë? A më tradhëton ti mua?
Baby G: Jo.
Dijonisi: Mirë shpirt.