Mon, Nov 25, 2024

“Dhimbje?”/ Celine Dion rrëfen ndikimin e çrregullimit neurologjik tek performancat

  • PublishedJune 7, 2024

Këngëtarja e njohur Celine Dion ka rrëfyer përf herë të parë se si sindroma e personit të (ngrirë) ndikon tek zëri i saj dhe tek performanca në përgjithësi. Këngëtarja 56-vjeçare diskutoi betejën e saj me çrregullimin e rrallë neurologjik në një intervistë të re me Hoda Kotb.

Dion tha se të këndosh me sindromën e personit të ngurtë është “sikur dikush po të mbyt” dhe të shtrëngon laringun, duke ndikuar negativisht në performancë dhe duke shkaktuar dhimbje muskulore.

Ajo tha se sëmundja mund të prekë gjithashtu barkun, shtyllën kurrizore dhe brinjët e një personi dhe se i ka shkaktuar ngërçe në këmbë dhe duar. Dioni foli publikisht për betejën e saj me sindromën e personit të ngrirë në dhjetor 2022.

Këngëtarja ka vendosur të tregojë historinë e jetës së saj në një dokumentar të titulluar ‘I Am: Celine Dion’, i cili eksploron jetën dhe karrierën e saj, me fokus problemet shëndetësore.

“Po punoj shumë çdo ditë, por duhet ta pranoj, ka qenë një luftë”, tha Dion në trailerin e filmit. “Më mungon shumë skena. Njerëzit, më mungojnë po ashtu.”

‘I Am: Celine Dion’ shfaqet premierë më 25 qershor në Prime Video.