Greqia nuk “gjen paqe”/ GJKKO lë në burg Fredi Belerin, reagon Ministria e Jashtme helene: Vendimi, kundër perceptimit europian të së drejtës
Ministria e Jashtme e Greqisë ka reaguar në lidhje me masën e sigurisë të dhënë sot nga GJKKO për kandidatin fitues të “Bashkë Fitojmë” në Himarë, Fredi Beleri.
Në reagimin në faqen zyrtare, kjo ministri pretendon se masa e sigurisë “Arrest me burg” ndaj Belerit është kundër ndjenjës së drejtësisë së publikut dhe perceptimit europian të së drejtës.
“Zgjatja e paraburgimit të Fredi Belerit, tashmë i zgjedhur Kryetar i Bashkisë Himarë, është kundër ndjenjës së drejtësisë së publikut dhe perceptimin evropian të shtetit të së drejtës”, thuhet në reagim.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
–