Wed, Nov 27, 2024

Foli për të dashurën , por ngacmoi Baby G, ja ç’thotë Albano Bogdo

  • PublishedJune 8, 2024

Një prej ish-konkurrentëve të “Ferma VIP”, Albano Bogdo, ka qenë i ftuar ditën e sotme në “Ferma Club” teksa nuk ka mbetur pa u përmendur afrimiteti i tij me Baby G dhe ndjenjat që ai shprehu ndaj fermeres.

Mirëpo disa kohë më parë, Albano ka deklaruar se jashtë shtëpisë ka patur një të dashur: E kam dy metër jashtë, mezi po pres të dal. Dy metër se kam se kështu është trup i imët, por e kam yll të bukur. Vajza më e mirë në botë- ka qenë kjo ajo çfarë ai i ka thënë Valerit.

Lidhur me këtë u pyet dhe ditën e sotme në “Ferma Club” por Albano e ka mohuar këtë gjë dhe është shprehur: Jo nuk kam qenë i lidhur. Çdo gjë që thuhet aty nuk është deklaratë është pjesë e lojës. Me Baby G ishte diçka shumë natyrale dhe shumë e sinqertë.