Fri, Nov 29, 2024

“Lojtari që dua”, Guardiola kërkon t’i sjellin sulmuesin e Realit

  • PublishedJune 9, 2024

Mbërritja e Kylian Mbappe dhe Endrick zvogëlon hapësirat e aktivizimit për Rodrygon në ofensivën e Realit të Madridit. Gjithsesi, sulmuesi brazilian është i lumtur në kryeqytetin spanjoll dhe nuk shqetësohet shumë nga një gjë e tillë.

23-vjeçari ka vlerësimin maksimal të drejtuesve dhe stafit teknik, ndërkohë që ka admirues të shumtë edhe në Angli. Pep Guardiola e cilëson si përforcimin perfekt për “makinerinë” e tij te Manchester City.

Dhe drejtuesit e kampionëve të Anglisë kanë nisur interesimin konkret për Rodrygon. Të cilin e pëlqejnë shumë edhe te Chelsea. Por jo vetëm, situata e brazilianit do të monitorohet edhe nga PSG.

Gjithsesi, shtypi sportiv iberik raporton se “Los Blancos”, që mbyllën një edicion fantastik duke fituar titullin dhe Championsin e 15-të në histori, për momentin nuk kanë ndërmend të privohet nga shërbimet e Rodrygos./ Super Sport



AlbaniaWeb.net