Wed, Nov 27, 2024

Në prag të provimeve, studimi: 35% e maturantëve pranojnë se do të kopjojnë, 78% të tjerë, të ndikuar nga ankthi

  • PublishedMay 22, 2023

PortaliStudentor.al zhvilloi një pyetësor me rreth 750 maturantë pjesëmarrës për të kuptuar më tepër mbi ndjesitë e tyre dhe perceptimin që ata kanë për procesin e provimeve të maturës shtetërore.

Procesi i maturës shtetërore është një ndër proceset më të rëndësishme për maturantët të cilët duan të vazhdojnë studimet universitare. Këto provime mbartin një peshë të madhe në formulat e llogaritjes së pikëve të programeve të studimit të universiteteve.

Duke qenë se këto provime mbartin një peshë kaq të lartë, çdo vit maturantët përballen me emocione të forta gjatë periudhës së zhvillimit të këtyre provimeve. Vlen të theksohet se ndër vite këto provime kanë pasur problematika të shumta dhe janë ndjekur me reagime si protesta, peticione, etj., nga maturantët.

Nga të dhënat e studimit rezulton se:
35% e maturanteve pranojnë se do kopjojnë ne provimet qe po afrojnë, ndërsa 58% shprehen se nuk do te kopjojnë.

82% e maturanteve mendojnë se vendosja e kamerave dhe zhvillimi i provimeve te matures ne salla te mëdha është negative, ndërsa 10% mendojnë se është pozitive.

43% e maturanteve cilësojnë provimin e matematikes si provimin me te vështire, 22% te gjuhës shqipe dhe letërsisë, 19% te lendeve me zgjedhje dhe 15% te gjuhës se huaj.

78% e maturanteve shprehen se kane shume stres/ankth për zhvillimin e provimeve te maturës, 14% shprehen se kane mesatarisht stres/ankth, ndërsa 7% shprehen shume pak.

39% e maturanteve shprehen se kane shume pak besim se procesi do shkoje siç duhet, 35% shprehen mesatarisht, ndërsa vetëm 25% mendojnë se procesi do shkoje mire.

61% e maturanteve besojne se do te penalizohen nese kopjojne, 12% mendojne se nuk do te penalizohen, ndersa 27% shprehen me “nuk e di”.

Se fundmi, 69% e maturanteve shprehen se kane dëgjuar për raste kur maturantet e viteve te kaluara kane kopjuar por nuk janë paralizuar, ndërsa 31% e maturanteve shprehen se nuk i kane dëgjuar këto raste.

Këtë vit janë lajmëruar disa ndryshime të rëndësishme për sa i përket procesit të maturës shtetërore.
Ndër ndryshimet që janë prezantuar këtë vit dhe që kanë shtuar nivelin e stresit/ankthit tek maturantët është edhe zhvillimi i provimeve të maturës në salla të mëdha, të monitoruara nga kamerat.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.