Sat, Nov 30, 2024

Sara Hoxha me lot në sy/ Çfarë e emocionoi atë?

  • PublishedJune 9, 2024

Pak momente më parë, Sara Hoxha ka shpërndarë në llogarinë personale të Instagram-it disa pjesëza nga koncerti i “ColdPlay” në të cilin ka marrë pjesë.

Në një prej videove që ka ndarë me ndjekësit e saj, ajo shfaqet me lot në sy teksa duket e emocionuar prej muzikës dhe krahas videos shkruan: “Ky koncert kishte dy anët e tij”.

Rikujtojmë që Sara ka qenë në një lidhje me rap-artistin Ledri Vula, të cilët janë gjithashtu prindër të një vajze. Dhe pse është përfolur për një ndarje mes tyre, dyshja ende nuk ka dhënë një deklaratë lidhur me këtë gjë… Mos ndodhta këto emocione të Sarës lidhen me “krisjen” në marrëdhënien e saj me Ledrin? 🤔