Sat, Nov 30, 2024

“Zhvilluam një ndeshje të mirë”, Spallettit i rikthehet buzëqeshja, “përkëdhel” edhe Scamacca-n

  • PublishedJune 10, 2024

Italia largon “frikën” në testin e fundit miqësor, thyen 1-0 Bosnje Hercegovinën, duke shkuar me moralin lart në “Euro2024”. Paraqitja e ekipit në këtë sfidë kënaq edhe trajnerin Spalletti:

“Bëmë atë që duhet të bënim, jemi të bindur se kemi një skuadër të mirë, por tani duhet të futemi në klimën e një ndeshje të vërtetë. Kemi hedhur në fushë gati dy formacione të ndryshme për të parë thuajse të gjithë lojtarët, për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme pasi nuk kemi shumë kohë”, u shpreh Spalletti, duke u ndalur më pas te disa individë si Scamacca:

“Zhvilloi një ndeshje të mirë, portieri i kapi dy topa të bukur, në disa raste nuk kishte fat në zonë, por u gjend mirë, u lidh mirë me lojtarët e tjerë, zhvilloi një ndeshje të mirë.

Chiesa? Ky pozicion është pak a shumë ai që luan edhe te Juventus, si sulmuesi i dytë. Ne menduam që të mbulonte thuajse dy pozicione, duke e vendosur pak në të majtë. Provoi në disa raste situatat një kundër një, por nuk i shkuan mirë, por kishte mundësinë të zgjidhte pozicionin ku të luante, për fat kishte edhe Cambiaso-n që e njeh shumë mirë dhe i lejoi të zgjidhte ku të luante.

Jorginho dhe Fagioli? Bënë mirë të dy, kanë cilësi të lëvizin topin në situata të vështira, të gjejnë zgjedhjet e duhura”, u shpreh ndër të tjera Spalletti.

()

AlbaniaWeb.net